Një tërmet i fuqishëm ka tronditur ishullin turistik të Greqisë, Kretën dhe lëkundjet janë ndier në tërë territorin jugor.
Dridhja me madhësi 6.0 ballë këtë mëngjes ka lëkundur e tërë ishullin ‘shtëpitë dridheshin në mënyrë dramatike’, thanë dëshmitarët.
"Ishte një tërmet i madh, i tërë ishulli u trondit por fatmirësisht deri më tani nuk është raportuar për viktima apo dëme materiale", tha guvernatori rajonal i Kretës Stavros Arnaoutakis për Televizionin shtetëror.
Dridhjet e forta janë ndier edhe në brigjet shqiptare. /Motilokal.com

