Tërmeti, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Shqipëri

Tërmeti, Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, ku ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme.

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha shpallja e gjendjes se jashtëzakonshme bazohet në Kushtetutë.

“Ashtu si kushtetua dhe legjislacioni shtjellojnë, natyra e problematikës dhe situata duhet të jetë një një gjendje të jashtëzakonshme në perimetrin e dy rajoneve që janë prekur drejtpërdrejtë, Tiranës dhe Durrësit”, tha kryeministri Rama.

Ai theksoi se për ata që nuk e dinë, gjendja e jashtëzakonshme nuk është çështje thjesht financash.

E thash dje dhe e thotë dhe historia jonë. Pasi çështjen financiare se kemi lënë asgjë mangët. Nuk e di nëse janë të gatshëm ata që e predikonin gjendjen e jashtëzakonshme që tu nënshtrohen këtyre masave. Gjendja e jashtëzakonshme është për një periudhë 30 ditore, ka hapësirat dhe detyrimet për ata që duhet ta qeverisin atë. Mbase nuk do u vijë për shtat atyre që e kanë predikuar, pasi ka qenë një temë me të cilën mund të bënin politikë, pasi Shqipëria ishte në lot”, u shpreh Rama. /Motilokal.com