Këshilla për menaxhimin e stresit në situata pas tërmetit

Këshilla për menaxhimin e stresit në situata pas tërmetit

Shqipëria është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.4 mëngjesin e sotëm, duke marrë jetë njerëzish dhe ka shkatërruar ndërtesa banimi. Po ashtu gjatë tërë ditës janë regjistruar dridhje të lehta që janë ndier në tërë territorin e vendit.

Pasojat mendore të frikës nga tërmetet do të ndihen edhe pas disa javësh. Lidhur me këtë Institutit i Shëndetit Publik të Shqipërisë (ISHP), përmes disa rekomandimeve këshillon qytetarët se si ta menaxhojnë stresin në situata pas tërmetit.

Kërkoni ndihmë. Nëse tërmeti ka shkaktuar dëme fizike në ambientet tuaja private apo në komunitet, kërkoni ndërhyrjen e institucioneve.

Nëse vini re përkeqësim të shëndetit si pasojë e stresit, drejtohuni në qendrën shëndetësore më të afërt.

Flisni për stresin, ankthin, frikën. Ndani situatën, fillimisht me personat që keni pranë. Nëse gjykoni që situata është tej mundësisë personale për ta menaxhuar, drejtohuni tek specialisti.

Ruani lidhjet me komunitetin. Në situata të tilla, ruajtja e lidhjeve, madje dhe ofrimi i ndihmës nëse është e nevojshme, ndihmon nga ana tjetër edhe në uljen e ankthit dhe në përmirësimin e gjendjes psikologjike. /Motilokal.com