Shqipëria nuk gjen qetësi, vazhdojnë lëkundjet e tokës

Shqipëria nuk gjen qetësi, vazhdojnë lëkundjet e tokës

Kanë vazhduar përgjatë gjithë ditës se sotme lëkundje të tërmetit në Shqipëri, kryesisht në qytetet Durrës dhe Tiranë pas tërmetit të fuqishëm të mëngjesit që shkaktoi dëme në njerëz dhe materiale.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, një tërmet me magnitudë 4.0 ka goditur vendin rreth orës 18:06, me epiqendër detin Adriatik, rreth 32 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 17 kilometra në veri të Shijakut.

Dhe tre minuta me vonë në ora 18:09 një tërmet me magnitudë 3.7 është regjistruar me epiqendër rreth 45 kilometra në veriperëndim të Tiranës dhe 24 kilometra në veri të Durrësit.

Lëkundje të lehta janë regjistruar pothuajse gjatë tërë ditës. Motilokal vazhdon të ju sjellë lajme në kohë reale që t’ju mbajë të informuar. /Motilokal.com