Rrezikuan mbytjen në lumin Devoll, shpëtohen tre turistët hungarezë

Rrezikuan mbytjen në lumin Devoll, shpëtohen tre turistët hungarezë

Tre turistë hungarezë janë shpëtuar ditën e sotme nga mbytja në lumin Devoll. Tre të huajt tentuan që të kalonin fshatin Plovisht me makinë përmes lumit mirëpo mbetën të bllokuar për 30 minuta. U desh ndihma e forcave zjarrfikëse për të shpëtuar tre turistët.

Sipas njoftimeve ata kërkonin të kalonin lumin me makinë por për shkak të thellësisë kanë mbetur brenda. Në këto kushte kanë kërkuar ndihmë pasi jeta e tyre ishte në rrezik nga rrjedha e madhe e lumit Devoll. Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti.

Turistët hungarez janë në qendrën shëndetësore të Maliqit për kontroll mjekësor. Janë 4 makina gjithsej, rreth 10 turistë. Të parët që janë futur në lumin Devoll ka qenë makina e 4 turistëve të cilët i ka marrë rryma për 10-15 metra dhe rrezikuan jetën./Motilokal.com