Moti sot në Kosovë, me shi dhe borë

Moti sot në Kosovë, me shi dhe borë

Në Kosovë përgjatë këtyre ditëve parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë pas here me reshje shiu. Në viset malore priten edhe reshje bore.

Sot do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira e reshje shiu. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 4 deri në 6 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 6 deri në 9 °C.

E diela do të mbajë mot me pjesërisht me re përgjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët dhe mundësi për riga shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 7 deri në 13 °C./Motilokal.com