Mbani çadrat me vete, moti sot me vranësira e shi në Shqipëri, në viset malore borë

Mbani çadrat me vete, moti sot me vranësira e shi në Shqipëri, në viset malore borë

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti sot parashikohet të mbajë me vranësira e reshje shiu. Ndërsa në zonat malore reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 12 deri në 17 °C.

Të shtunën do të mbajë mot pothuajse i kthjellët përgjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 19 °C.

E diela do të jetë me mot pjesërisht me re në pjesën e parë të ditës, ndërkaq pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 20 °C./Motilokal.com