Reshjet e para të borës, ARRSH e gatshme për mirëmbajtjen e akseve rrugore

Reshjet e para të borës, ARRSH e gatshme për mirëmbajtjen e akseve rrugore

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se kanë filluar reshjet e para të borës në Dardhë.

Sipas njoftimit mjetet borëpastruese po bëjnë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat ndërsa qarkullimi po kryhet pa probleme.

ARRSH informon se periudha e mirëmbajtjes dimërore fillon në datën 15 nëntor dhe vazhdon deri më 31 mars.

Por pas rënies së ndjeshme të temperaturave dhe nisjes së reshjeve të borës në zonat malore filloi menjëherë puna për përgatitjen e mirëmbajtjes dimërore përpara sezonit, për të siguruar qarkullim normal në të gjitha akset kombëtare të vendit./Motilokal.com