Studim: 85% e botës e prekur nga ndryshimet klimatike

Studim: 85% e botës e prekur nga ndryshimet klimatike

Është deklaruar se të paktën 85 për qind e popullsisë së botës është e prekur nga pasojat e ndryshimeve klimatike "të shkaktuara nga njerëzit".

Sipas studimit, të botuar në Journal of Nature Climate Change me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, studiuesit analizuan më shumë se 100,000 studime të ngjarjeve që mund të lidhen me ngrohjen globale.

Në bazë të dhënave, të ndryshimeve të temperaturës dhe reshjeve të shkaktuara nga përdorimi i karburantit fosil dhe burimeve të tjera të emetimeve të karbonit, studiuesit gjetën një lidhje midis ngjarjeve ekstreme dhe aktiviteteve njerëzore.

Si rezultat i studimeve të kombinuara të fokusuara në ngjarje të tilla si mungesa e ushqimit, përmbytjet dhe valët e nxehtësisë, u arrit në përfundimin se ngrohja globale prek 80 për qind të sipërfaqes tokësore të botës.

"Ne kemi një bazë të madhe dëshmish që dokumenton sesi ndryshimet klimatike ndikojnë në shoqëritë dhe ekosistemet tona", tha Max Callaghan, një studiues i ndryshimeve klimatike në Gjermani.

Callaghan gjithashtu vuri në dukje se ndryshimi i klimës është i dukshëm dhe pothuajse kudo në botë, nga SHBA në Sudanin e Jugut.

Vlen të përmendet se studimi u botua para Konferencës së 26-të të Palëve (COP26) të Konventës në Kuadër të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), e cila do të mbahet më 31 tetor dhe 12 nëntor në Glasgow, Skoci, me pjesëmarrje të nivelit të drejtuesve të shtetit, përfaqësuesve të sektorit publik dhe privat.

COP26, i nënshkruar në 2015, synon të zvogëlojë emetimet e gazrave serë, të përshpejtojë prodhimin e energjisë së rinovueshme, të zvogëlojë ngrohjen globale nën 1.5 gradë Celsius, dhe të ndihmojë financiarisht vendet e varfra për të luftuar efektet.

Ky  do të jetë samiti i parë që do të vlerësojë progresin e arritur që nga Marrëveshja e Parisit për Klimën./Motilokal.com