Shtrëngata e reshje shiu, borë në viset malore, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Shtrëngata e reshje shiu, borë në viset malore, njihuni me parashikimin e motit në Shqipëri

Moti sot në Shqipëri parashikohet të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme, ku pritet të kemi vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët në jug dhe lindje të vendit kryesisht në orët e mesditës, lokalisht në juglindje reshjet marrin karakter shtrëngatash por në intervale të shkurtra kohore. Në viset malore priten edhe reshje bore. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 10 deri në 18 °C.

Dita e enjte pritet të jetë me vranësira e reshje shiu. Temperaturat do të lëvizin nga 12 deri në 14°C./Motilokal.com