15 të vdekur dhe afër 2 milion të prekur nga përmbytjet në Kinë

15 të vdekur dhe afër 2 milion të prekur nga përmbytjet në Kinë

Të paktën 15 persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi reshjet e vazhdueshme të shiut shkaktuan përmbytje në provincën Shanxi të Kinës, njoftuan mediat shtetërore.

Afër 1,75 milion banorë janë prekur në 76 qarqe, qytete dhe rrethe, me më shumë se 120.000 njerëz të zhvendosur aktualisht, transmeton Anadolu.

Rescuers repair a bridge damaged by flooding on October 7, 2021, in Jinzhong, Shanxi province.

Rajoni u godit nga shirat e rrëmbyeshëm nga 2 tetori deri më 7 tetor, duke u dëmtuar mijëra hektarë tokë bujqësore dhe shkatërruar mbi 19.500 shtëpi.

Flooding near Lianbo village, Hejin City, in northern China's Shanxi province, on October 10.

Raportohet se humbjet fillestare direkte ekonomike qëndrojnë në rreth 780 milionë dollarë.

May be an image of one or more people and outdoors

Autoritetet, megjithatë, kanë ulur nivelin e reagimit ndaj përmbytjeve emergjente, duke thënë se "situata e përmbytjeve në provincë është stabilizuar" dhe "nivelet e ujit të lumenjve të vegjël dhe të mesëm kanë rënë nën shenjën paralajmëruese", raportoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua.

On October 10, 2021 a flooded area is shown after heavy rainfall in Jiexiu in the city of Jinzhong in China's northern Shanxi province. Photo: AFP

Reshjet e shiut në Shanxi këtë muaj ishin "tre herë më shumë se reshjet mesatare të shiut për tetorin krahasuar me vitet e mëparshme".

Local authorities say 17,000 homes have collapsed as a result of floods

Përmbytjet në Shanxi vijnë vetëm disa muaj pas shirave të dendur në provincat Henan dhe Hubei të Kinës, që shkaktuan vdekjen e së paku 350 njerëzve dhe dëme të mëdha materiale./Motilokal.com