Tërmet i fuqishëm ishullin e Kretës në Greqi

Tërmet i fuqishëm ishullin e Kretës në Greqi

Greqia nuk gjen qetësi nga lëkundjet sizmike. Një tërmet i fortë me magnitudë 6.3 i shkallës Rihter shkundi jugun e Kretës mesditën e sotme.

Epiqendra ishte 23 kilometra në juglindje të Zakros. Lëkundjet tronditën Kretën rreth orës 12:24 dhe shkaktuan panik tek banorët e ishullit, të cilët dolën me shpejtësi jashtë banesave. Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra. Ende nuk dihet nëse ka dëme materiale dhe njerëz të lënduar.

Mësohet se është një zonë që nuk ka shumë banorë, ndaj dëmet duhet të jenë të vogla.

Kreta prej dy javësh vijon që të goditet nga lëkundje sizmike, por ajo që u regjistrua sot ishte më e forta./Motilokal.com