Syri i Kaltër në Theth, një thesar i fshehur mes malesh [Foto]

Syri i Kaltër në Theth, një thesar i fshehur mes malesh [Foto]

Një nga perlat e natyrës shqiptare, tepër e lakmuar prej vizitorëve që rendin nëpër Shqipëri është edhe Syri i Kaltër në Theth, i quajtur ndryshe Pusi i Zi.

Syri i Kaltër është atraksioni natyrore më i frekuentuar në Theth. Vendndodhja e kësaj bukurie është në Kaprre të poshtme, afërsisht 7 kilometra larg nga qendra e luginës së Thethit.

May be an image of tree, waterfall and nature

Syri i Kaltër, është pjesë e Parkut Kombëtar Theth, një pus i zi me sipërfaqe rreth 100 m² dhe rreth 3 deri në 5 metra i thellë, i cili formohet nga Lumi i Zi që zbret nga Kaprrea e sipërme. I gjendur mes shpatesh shkëmbore dhe të gjelbëruara, me thellësinë e tij ky pus merr ngjyrat e kaltra dhe të smeraldit në varësi të stinës duke formuar një peizazh magjepsës për të gjithë vizitorët.

May be an image of body of water and nature

Lumi i Zi buron në Majën e Zezë dhe ushqehet kryesisht nga shkrirja e borës dhe në Ndërlysa bashkohet me Lumin e Shalës për t’u derdhur në Drin dhe Koman.

May be an image of nature, tree and body of water

Për të arritur në këtë destinacion mund ta llogarisësh krejtësisht me ecje në këmbë. Shtegu është i shënuar me shenja edhe pse ato janë amortizuar por shtegu i ecjes nga Ndërlysa është aq i shkelur e i qartë sa nuk ke mundësi të humbësh. 

May be an image of nature, body of water and tree

Në Ndërlysa sapo kalon urën dhe merr rrugën për në Kaprre të del përpara një nga pamjet më të mrekullueshme e formuar nga gërryerja e shkëmbit nga lumi, ku janë krijuar disa vaska ngjyre rozë dhe ujëvara, që quhen Vaskat e Gurit në Ndërlysa./Motilokal.com

May be an image of tree, body of water and nature

May be an image of tree and nature

May be an image of tree and nature

May be an image of nature, body of water and tree