Në Japoni themelohet instituti i parë kërkimor për tajfunet

Në Japoni themelohet instituti i parë kërkimor për tajfunet

Qendra Kërkimore Shkencore dhe Teknologjike e Tajfunit, e themeluar nga Universiteti Kombëtar Yokohama në Kanagawa, në juglindje të Tokios, do të mbledhë ekspertë dhe akademikë nga institucionet qeveritare dhe private.

Qendra, e cila është e para në Japoni, do të synojë të vlerësojë dëmin që mund të shkaktojnë tajfunet dhe të përcaktojë kuadrin e masave që mund të ndërmerren.

Qendra gjithashtu do të udhëheqë kërkimet mbi shfrytëzimin e tajfuneve si një burim i ripërtërishëm i energjisë, në përputhje me qëllimin e qeverisë japoneze për zero karbon deri në vitin 2050.

Hironori Fudeyasu (center), head of the Typhoon Science and Technology Research Center, and others attend the center's opening ceremony in Yokohama on Oct. 1. | KYODO

Shefi i këtij instituti, Hironori Fudeyasu tha se “ndihem i mundur nga dëmet e mëdha të shkaktuara nga tajfunet”.

“Ne synojmë të bashkëpunojmë me shumë studiues për të kryer studime rigoroze dhe për të paraqitur rezultatet në komunitet. Unë e shoh dritën përpara”, u shpreh ai.

Organizata përfshin akademikë nga shumë universitete si nga Instituti i Kërkimeve Meteorologjike dhe nga qendra kërkimore RIKEN, e mbështetur nga qeveria, dhe ekspertë nga “Kawasaki Heavy Industries” dhe “Deloitte Tohmatsu”./Motilokal.com