Greqia nën 'pushtetin' e stuhive, në 72 orë regjistrohen 700 milimetra shi

Greqia nën 'pushtetin' e stuhive, në 72 orë regjistrohen 700 milimetra shi

Autoritetet në ishullin grek Evia njoftuan sot se më shumë se 200 shtëpi u dëmtuan nga përmbytjet gjatë fundjavës.

Përmbytjet gjithashtu dëmtuan rrugët në veri të ishullit, si dhe shkaktuan dëme në zonat e afërta të territorit qendror grek.

Autoritetet po punojnë për të riparuar dëmet, ndërsa moti pritet të përkeqësohet në fund të kësaj jave.

Greqi, mbi 200 shtëpi u dëmtuan nga përmbytjet gjatë fundjavës

Për të gjashtën ditë rresht, vala e motit të keq e quajtur “Athina” vazhdon të mbizotërojë në pjesën më të madhe të Greqisë duke shkaktuar dëme të mëdha, sidomos në pjesën veriore të ishullit Evia, në Magnezi dhe në Larisa.

May be an image of cloud, nature and text that says 'REDMI NOTE 6 PRO MI DUAL CAMERA'

Edhe në zonat e Peloponezit që u prekën nga zjarret masive të verës së kaluar, për herë të dytë brenda pak javësh banorët përjetojnë përsëri tragjedinë e shkatërrimit të pronave të tyre dhe të infrastrukturës.

Sipas autoriteteve, përmbytjet janë shkaktuar nga mungesa e pemëve të cilat u dogjën nga zjarret dhe asgjë nuk mund të pengonte sasinë e madhe të ujit që sollën reshjet.

Greece

Dhjetëra shtëpi janë mbuluar nga uji dhe në Thesalinë lindore ku lumenjtë dhe përrenjtë kanë dalë nga shtrati duke përmbytur rrugë, fshatra dhe të mbjella. Në Pilio sipas meteorologëve ka rënë brenda dy ditëve aq shi sa regjistrohet në Athinë në dy vjet.


Reshje të dendura shiu ka pasur edhe në Greqinë veriore dhe perëndimore, ndërsa sinoptikanët parashikojnë se vala e motit të keq me stuhi shiu të vrullshme do të vazhdojë edhe për dy ditë duke prekur shumë zona të vendit si ishujt e detit Jon, Greqinë kontinentale, zonat pranë kufirit me Shqipërinë, Thesalinë, ishujt Sporades të Egjeut dhe pjesën qendrore të vendit./Motilokal.com