Një tërmet me magnitudë 6.5 godet brigjet e Alaskës

Një tërmet me magnitudë 6.5 godet brigjet e Alaskës

Një tërmet me magnitudë 6.5 të Shkallës Rihter goditi gadishullin e Alaskës këtë të hënë. Epiqendra e ishte 114 kilometra në lindje të qytetit Chignik dhe kishte një thellësi prej 46 kilometra. Ndonëse tërmeti u konsiderua i fuqishëm, nuk pati alarm për një cunami të mundshëm.

Tërmeti vjen dy muaj pas një tjetër ngjarje ku mijëra banorë u detyruan të largoheshin nga zonat bregdetare prej një tërmeti me magnitudë 8.2 të Shkallës Rihter, i cili preku gadishullin e Alaskës, duke e cilësuar me të rrezikshmin në 50 vitet e fundit.

Banorët janë shprehur të frikësuar dhe të shokuar nga ngjarja duke thënë se kohëzgjatja e tërmetit ishte e gjatë./Motilokal.com