Vijon të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Vijon të mbajë mot me vranësira e reshje shiu në Shqipëri

Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të paqëndrueshme. Moti sot parashikohet të mbajë me reshje shiu të herëpashershme e prej orëve të paradites reshjet në veri e qendër të vendit do të ndërpriten për t’i lënë vendin kthjellimeve. Reshjet e shiut do të mbeten të në zonat malore dhe në jug. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 15 deri në 21 °C.

Të shtunën do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu përgjatë paradites, ndërsa pasdite pjesërisht me re. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 14 deri në 21 °C.

E diela do të jetë me mot të vranët e me reshje shiu. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 15 deri në 20 °C./Motilokal.com