Shtrëngata dhe reshje shiu në Vlorë, bashkia apel qytetarëve: Mos dilni, kujdesuni për familjen

Shtrëngata dhe reshje shiu në Vlorë, bashkia apel qytetarëve: Mos dilni, kujdesuni për familjen

Shqipëria është përfshirë nga mot i ligë me reshje të dendura shiu dhe stuhi që pritet të zgjasin deri në datë 8 tetor. Vlora është një nga qytetet e goditura. Bashkia përmes një njoftimi u ka bënë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet që nuk janë të domosdoshme dhe të kujdesen për veten e familjen.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë! Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme.

Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj! Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë./Motilokal.com