Thyhet rekordi i reshjeve të shiut për Europë

Thyhet rekordi i reshjeve të shiut për Europë

Një sasi ekstreme reshjesh shiu kanë rënë këtë javë në një pjesë të Italisë. Të hënën një seri stuhish sollën sasi të konsiderueshme shiu në pjesën veriperëndimore të vendit që nuk ishin parë më parë në të gjithë Europën.

Sipas raportimeve, për 12 orë kanë rënë 740 litra për metër katror, ndërsa për 24 orë janë regjistruar 880 litra për metër katror çfarë e bënë rekord të ri në Kontinentin e vjetër.

Në qendër të kësaj sjellje jo të zakontë të motit ishte provinca e Gjenovës. Dhjetëra qytetarë janë evakuuar pas raportimeve për rrëshqitje dheu dhe përmbytje ndërsa në qytetin e Quiliano-s u rrëzua një urë.

Moti me shi nuk një gjë e pazakontë në këtë pjesë të Italisë pasi në këtë rajon bien mesatarisht 1,200 mm shi në vit.

Megjithatë, stuhia në fjalë lëshoi 750 mm shi në vetëm 12 orë duke vendosur rekordin e ri në Evropë për një periudhë 12 orësh, sipas një eksperti të motit ekstrem Maximiliano Herrera./Motilokal.com