Moti i ligë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe peshkimit në Vlorë

Moti i ligë, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla detare dhe peshkimit në Vlorë

Që nga mbrëmja e djeshme, Shqipëria është përfshirë nga moti i ligë me reshje të dendura shiu dhe dallgë në det.

Si pasojë e kushteve atmosferike në Vlorë është urdhëruar ndalimi i lundrimit të mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.

Era e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla.

Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.

Në  bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për 24 orët në vazhdim në datat 07-08.10.2021 në drejtimin J-JL në forcën 6-7bft /10-15m/s deri në 7-8 bft/15-20m/s dhe lartësi dallge deri 1.50-3.50 metra:

Ndalohet dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese, anijeve të peshkimit dhe marrjen e masave.

Njoftohen të gjitha anijet e peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar  dhe të merren masat për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e  ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 07-08.10.2021. 

Përmirësimi i situatës meteorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për  mjetet  e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 08.10.2021/22:00”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e kapitenerisë./Motilokal.com