Tërmet i fortë në jug të Pakistanit, 20 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar

Tërmet i fortë në jug të Pakistanit, 20 të vdekur dhe mbi 200 të lënduar

Të paktën 20 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet i fuqishëm goditi provincën Balochistan në Pakistan mëngjesin e së enjtes.

Autoritetet thanë se numri i viktimave mund të rritet dhe se shumë persona janë dëmtuar gjatë shembjes së banesave, ndërsa shumica e viktimave janë gra dhe fëmijë.

Mësohet se lëkundjet e tërmetit kishin magnitudë 5.9 me një thellësi prej 9 kilometra. Sipas njoftimeve deri më tani raportohet për më shumë se 200 persona të lënduar.

Më shumë se 100 shtëpi balte janë shembur dhe një numër i madh banesash janë dëmtuar duke lënë me qindra persona pa shtëpi, thanë autoritetet./Motilokal.com

People shift an injured victim, after a 5.9 magnitude earthquake with a shallow depth of nine kilometers struck Harnai, to a hospital in Quetta, Balochistan province, Pakistan, 7 October 2021

Pakistan earthquake