Rreziku nga përmbytjet, Bashkia e Vlorës: Shmangni përdorimin e makinave

Rreziku nga përmbytjet, Bashkia e Vlorës: Shmangni përdorimin e makinave

Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët që për shkak të motit të ligë që pritet ta përfshijnë Shqipërinë, të shmanget lëvizja me makina.

Në njoftim thuhet se për shkak të shirave të dendur duhet treguar kujdes me vendin e parkimit për shkak se disa zona rrezikojnë përmbytje.

Njoftimi i plotë:

Duke parë kushtet e motit në Vlorë, por edhe në të gjithë vendin, do ju luteshim të shmangni lëvizjet me makina që nuk janë të domosdoshme. Për shkak të shirave të dendur, duhet të keni kujdes edhe me vendin e parkimit të makinave dhe të jeni të vëmendshëm për vendet që rrezikojnë të përmbyten! Paralajmërimet e meteorologëve për shira të vazhdueshëm, na bëjnë të jemi të kujdesshëm.

Kujdesuni për veten dhe familjarët tuaj!

Për çdo nevojë vendosni kontakt me Ujësjellës Kanalizimet dhe Shërbimet publike të Bashkisë./Motilokal.com