Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë

Tërmet i fuqishëm godet Kroacinë

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter është regjistruar në orët e mbrëmjes të kësaj mërkure pranë qytetit Split në bregdetin dalmat të Kroacisë.

Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti u regjistrua rreth orës 21:57 me epiqendër rreth 35 kilometra në verilindje të Splitit.

Thellësia e tërmetit ishte 10 kilometra.

Image

Një lëkundje e fortë u ndje në zonën më të gjerë të Splitit me dëshmitarë që raportuan se tërmeti ishte i fortë dhe se dridhja zgjati për disa sekonda.

“Ne ishim shumë të frikësuar, u tronditëm sinqerisht, gjërat po binin nga raftet”, tha një qytetar.

Dridhjet e tërmeti janë ndier edhe në Shqipëri dhe vende tjera të Ballkanit./Motilokal.com