Ky është lisi 200-vjeçar në Shoshaj të Matit

Ky është lisi 200-vjeçar në Shoshaj të Matit

Monumenti natyror, lisi shekullor në fshatin Shoshaj të Matit është inspektuar nga specialistët e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Monumentit Natyror Qarri i Bardhë, në Shoshaj të Mat është një lis interesat që ka moshën më shumë se dy shekuj me një kurorë të bukur dhe me degë të mëdha që ngjall kureshtje për kalimtarët dhe kryesisht turistët.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura njofton se në vazhdën e punës për vlerësimin e gjendjes së Monumenteve Natyrore dhe gjithashtu edhe përditësimin e gjendjes së tyre, inspektuan dhe vlerësuan gjendjen e Bio-Monumentit Natyror Qarri i Bardhë, i cili gjendet në fshatin Shoshaj të rrethit Mat.

May be an image of nature and tree

Ky Monument Natyror përfaqëson një dru qarri me kurorë të rregullt, lartësi mbi 14 metra, diametër të trungut mbi 60 metra dhe perimetër të tij rreth 200 cm.

May be an image of nature and tree

Ai ndodhet në një lartësi 335 m mbi nivelin e detit. Monumenti ka 7 degë të mëdha të cilat formojnë kurorën e Qarrit, që ka një perimetër mbi 34 metra.

May be an image of nature and tree

Mosha e këtij Monumenti është mbi 200-vjeçare. Ky Monument është ruajtur nga banorë të fshatit të cilët e konsiderojnë atë si një libër historie mbi brezat në këtë zonë, duke qenë se mosha e Monumentit është aq e madhe.

May be an image of nature, road and tree

Gjendja e tij edhe sot arrin të shprehë shumë mirë ato vlera shkencore (biologjike), estetike, didaktike e turistike për të cilat ky dru qarri ka fituar edhe statusin Monument Natyre. Te Monumenti mund të shkohet nga rruga Burrel, fshati Mallunxë./Motilokal.com