Mbillen drunj e largohet deponia e mbeturinave në Duhël të Suharekës

Mbillen drunj e largohet deponia e mbeturinave në Duhël të Suharekës

Let's Do It së bashku me përfaqësues nga komuna e Suharekës, me prezencën edhe të kryetarit Bali Muharremaj, ka organizuar aksion për pastrimin e deponisë ilegale të mbeturinave në kodrën mbi fshatin Duhël, me ç'rast janë larguar dhjetëra kamionë me mbeturina kryesisht inerte si dhe mbi 50 thasë mbetje nga vullnetarët.

Pas përfundimit të pastrimit të deponisë, në hapësirën e pastruar u mbollën 50 drunj, kjo për të ndikuar në mirëmbajtjen e asaj zone.

May be an image of one or more people, people standing, tree and outdoors

Komuna e Suharekës u zotua se do të mbetet e përkushtuar në angazhimin e saj për mirëmbajtjen e mjedisit. Ky aksion u organizua në kuadër të aktiviteteve për "Ditën e Pastrimit të Botës".

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Let's Do It u bënë thirrje të gjitha komunave, institucioneve të tjera gjegjëse si dhe qytetarëve që të vazhdojnë në përditshmëri angazhimin e tyre për mjedisin ku jetojnë e veprojnë.

May be an image of 1 person, standing and outdoors

Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët, ta ruajmë atë për veten, familjen, shtetin dhe gjeneratat që do të vijnë./Motilokal.com

May be an image of 1 person, standing, tree and outdoors

May be an image of 1 person, standing and outdoors