Guterres: Tre miliardë njerëz nuk ushqehen shëndetshëm

Guterres: Tre miliardë njerëz nuk ushqehen shëndetshëm

Në fjalimin drejtuar Samitit të Ushqimit, që u mbajt në kuadër të Takimeve të Asamblesë së 76-të të Përgjithshme të OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen në faktin se çdo ditë me miliona njerëz shkojnë në shtrat të uritur.

"Tre miliardë njerëz nuk mund të ushqehen shëndetshëm", tha ai.

Duke vënë në dukje se afërsisht një e treta e ushqimit të prodhuar shpërdorohet, Guterres theksoi se njerëzimi gjithashtu dëmton të korrat dhe zinxhirin ushqimor duke luftuar kundër natyrës, shkruan TRT.

"Një e treta e të gjitha emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin e serës shkaktohen nga sistemet ushqimore. Sistemet ushqimore janë përgjegjëse gjithashtu edhe për 80 për qind të humbjes së biodiversitetit", e vijoi fjalimin e tij Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së.

Guterres deklaroi se ka nevojë për sisteme ushqimore që e mbrojnë planetin.

"Është e mundur të ushqehet një popullsi globale në rritje duke mbrojtur mjedisin tonë. Burimet natyrore duhet të menaxhohen në mënyrë inteligjente dhe të qëndrueshme duke filluar që nga fermat bujqësore e deri tek peshkimi. Sistemet ushqimore duhet të ndryshojnë”, vlerësoi Guterres./Motilokal.com