Në fotografi: Monitorimi i parë i faunës së egër në Gjirokastër

Në fotografi: Monitorimi i parë i faunës së egër në Gjirokastër

Monitorimi i parë i faunës së egër në tri zona të mbrojtura të qarkut Gjirokastër, i mundësuar nga Fondacioni i Gjitarëve të Evropës, ka konstatuar shtimin e kafshëve të egra në këtë zonë.

Lajmi bëhet i ditur nga organizata për mbrojtjen e mjedisit PPNEA, e cila informon se për më tepër se dy muaj gjatë periudhës së verës 2021, ekipi i PPNEA-së në bashkëpunim me ADZM Gjirokastër, monitoruan nëpërmjet 11 kamerave-kurth tri zona të mbrojtura në qarkun e Gjirokastrës: rezervatin strikt natyror të Kardhiqit, Parkun Natyror të Zagorisë dhe Monumentin e Natyrës Bredhi i Sotirës.

Gjithashtu, në bashkëpunim me ekspertë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës, në zonë u instaluan 50 kuti-kurth për monitorimin e gjitarëve të vegjël, të cilat u pozicionuan në dy lloje habitatesh dhe qëndruan të instaluara për tri ditë me radhë. Kontrolli i tyre u realizua dy herë për çdo ditë që qëndruan të instaluara.

Aplikimi i këtyre dy metodave ndodhi për herë të parë në këto zona të mbrojtura, duke na ofruar të dhëna me rëndësi mbi praninë e llojeve të ndryshëm, që do të përdoren për të përditësuar Atlasin Evropian të Gjitarëve, si dhe për të krijuar një listë të detajuar mbi llojet që gjenden në zonë.

Ndër të tjera, në këto zona u vërtetua prania e disa llojeve me rëndësi, si dhia e egër (Rupicapra rupicapra balcanica), ariu i murrmë (Ursus arctos), derri i egër (Sus scrofa), kaprolli (Capreolus capreolus), etj., të dhëna të cilat u gjeneruan për herë të parë nëpërmjet këtij monitorimi.

Bashkëpunimi midis organizatave joqeveritare, institucioneve publike dhe atyre kërkimore përbën një prej modeleve më të suksesshme të ruajtjes së natyrës, i cili vlen të ndërmerret edhe në zona të tjera të mbrojtura në Shqipëri. Ky monitorim u mbështet nga Fondacioni i Gjitarëve të Evropës dhe ENETWILD./Motilokal.com

May be an image of animal and outdoors

May be an image of deer and nature

May be an image of nature

May be an image of deer, nature and tree

May be an image of rabbit and outdoors

May be an image of deer, big cat, nature and text that says '22C 07/29/2021 06:24AM 4AM PPNEA ZAGOR 2'

May be an image of deer and big cat

May be an image of deer, big cat and nature

May be an image of big cat, deer and black bear

May be an image of big cat