Vijon të mbretërojë mot i ngrohtë e me diell në Kosovë

Vijon të mbretërojë mot i ngrohtë e me diell në Kosovë

Dita ditës po ndihet prania e stinës së vjeshtës në mëngjes e në mbrëmje. Ndërsa gjatë mesditës e kuptojmë që vera ende nuk është shkëputur plotësisht.

Moti sot në Kosovë do të jetë i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 15 deri në 26 °C.

Dita enjte pritet të jetë me mot pjesërisht me re gjatë paradites, ndërsa pasdite pothuajse i kthjellët. Temperaturat për ditën e enjte do të lëvizin nga 16 deri në 25 °C./Motilokal.com


Foto: Gresa Berisha