Grenlanda humbi dy miliardë ton akull, një gjë shumë e pazakontë

Grenlanda humbi dy miliardë ton akull, një gjë shumë e pazakontë

Mbi 40 % e Grenlandës ka përjetuar një humbje të një sasie të lartë të akullit, e cila llogaritet të jetë më shumë se 2 gigatonë (1 gigaton është i barabartë me 1 miliard ton).

Grenlanda është një ishull i njohur me sasinë më të madhe të akullit dhe është e pazakontë që akulli të shkrihet në mes të qershorit. Mesatarja e shkrirjes në stinën e verës shkon nga qershori deri në gusht, por pjesa më e madhe e shkrirjes ndodh në korrik.

Sipas Thomas Mote, shkencëtar kërkimor në Universitetin e Gjeorgjisë, i cili studion klimën e Grenlandës tha se kjo shkrirje “është e pazakontë, por jo e pashembullt."

Mote shpjegoi se si dëbora dhe akulli shkrihen nga fleta e akullit të Grenlandës, sidomos në fillim të sezonit gjë e cila e bën më të lehtë për t’u shkrirë më vonë gjatë verës.

Kjo shkrirje në fillim të verës mund të jetë një shenjë e keqe, duke treguar se viti 2019 mund të vendosë sërish rekord për sasinë e humbjes së akullit të Grenlandës.

Bora e bardhë e ndritshme dhe akulli pasqyrojnë rrezet e diellit në hapësirë, zvogëlon sasinë e nxehtësisë që absorbohet dhe ndihmon në mbajtjen e ftohtë të akullit (një proces i njohur si "albedo").

Këto ngjarje të shkrirjes rezultojnë në një sipërfaqe të ndryshuar albedo,” që sipas Mote, do ta lejojë më shumë të nxehtit e diellit në mes të verës të zhytet në akull dhe ta shkrijnë atë.

Sipas Mote "të gjitha shenjat duket se po çojnë një sezon të madh të shkrirjes."

Çfarë po e shkakton shkrirjen e papritur?

"Një model i vazhdueshëm i motit ka vendosur për pikën aktuale të shkrirjes", thotë Mote.

"Ne kemi pasur një bllokimi në vargmalin mbi Grenlandën Lindore gjatë gjithë pjesës më të madhe të pranverës, gjë që çoi në një veprim të shkrirjes në muajin prill - dhe ky model ka vazhduar".

Gjatë javës apo dy javëve të fundit, kjo shtresë e lartë e presionit u bë më e fortë, ndërsa një tjetër front i presionit të lartë u zhvendos nga SHBA-ja Lindore (ajo që shkaktoi periudhën më të gjatë e të nxehtit në këtë muaj).

Periudhat e shkrirjes si kjo e tanishmja nuk janë të pashembullta; Mote vuri në dukje atë të vitit 2012, si dhe gjatë viteve 2007 dhe 2010.

Nëse shkrirja vazhdon dhe bëhet normale, mund të ketë pasoja në të gjithë globin, veçanërisht në rritjen e nivelit të detit.

"Grenlanda ka qenë një kontribuues i madh i rritjes së nivelit të detit gjatë dy dekadave të fundit," u shpreh Mote. /Motilokal/