Temperaturat përvëluese përfshijnë Ballkanin, vala më e egër e të nxehtit prej dekadash

Temperaturat përvëluese përfshijnë Ballkanin, vala më e egër e të nxehtit prej dekadash

I nxehti përvëlues ka goditur këto ditë pjesë të tëra të Europës Juglindore, duke bërë që njerëzit t`i vërsulen plazheve, shatërvanëve publikë apo ambienteve me ajër të kondicionuar, me shpresën të gjejnë aty shpëtim nga vapa.

Fundjava do të vijojë me këtë nivel, ndërsa ditën e hënë Observatori Kombëtar i Athinës parashikon që temperaturat të shkojnë mbi 45 gradë celsius. Një situatë e pazakontë prej dekadash.

Por cila është arsyeja që kjo valë nxehtësie ka një kohëzgjatje kaq të gjatë dhe shoqërohet me temperatura kaq të larta? “Përgjigja qëndron në lëvizjen e rrymës së nxehtësisë që po lëviz nga perëndimi në lindje.

“Kjo valë është në progres. Është një fenomen i rrezikshëm meteorologjik, sepse diferenca mes temperaturave më të larta dhe atyre më të ulëta nuk është shumë e madhe”, thotë drejtori i shërbimit kombëtar grek të meteorologjisë, Theodoris Coridas.

Për këtë arsye në Greqi ministria e Shëndetësisë ka marrë masa të menjëhershme që lidhen me; gatishmërinë e shtuar për të parandaluar zjarret, funksionimin e pandërprerë të infrastrukturës për situatat kritike, ofrimin e shërbimeve për grupet që janë më të rrezikuara, që kërkojnë strehim si dhe kujdesin e mbrojtjen e punonjësve.

Përveç Greqisë, temperatura të larta po përjetojnë edhe Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. Në Shqipëri termometri ka regjistruar temperatura deri në 42 gradë Celsius, ndërsa në Kosovë deri në 39 gradë Celsius./Motilokal.com