Shkencëtarët shohin për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë

Shkencëtarët shohin për herë të parë dritë nga ana tjetër e një vrime të zezë

Shkencëtarët kanë arritur të zbulojnë për herë të parë dritë brenda një vrime të zezë. Në dukje një informacion i papërfillshëm, por siç dihet, vrimat e zeza në hapësirë njihen për aftësinë që “përpijnë” dritën. Tanimë studiuesit mendojnë që këto hapësira e përplasin dritën brenda sipërfaqes së tyre dhe mund të arrijnë të gjejnë të dhëna të tilla.

Por studimi i ri përdori një efekt të pazakontë ku drita "jehon" rreth vrimës së zezë, e tillë që shkencëtarët mund ta shohin atë nga ana tjetër.

Zbulimi erdhi pasi shkencëtarët ekzaminuan rrezet X që po hidheshin në univers nga një vrimë e zezë supermasive që qëndron në mes të galaktikës tjetër, 800 milionë vjet dritë larg.

Pas rrezeve X të ndritshme, të ndezura, kishte drita më të vogla të cilat shfaqeshin në “ngjyra” të ndryshme sesa ato më të dukshme.

Rrezet X dukeshin sikur po reflektoheshin nga ana tjetër e vrimës së zezë, vuri re astrofizikani i Universitetit Stanford, Dan Wilkins.

Por një dukuri e tillë dukej shumë e pazakontë, duke qenë se vrimat e zeza janë më të predispozuara për shkatërrimin e dritës sesa të qenit burim i saj.

Zbulimi i dritës nga ana tjetër e një vrime të zezë u parashikua nga teoria e relativitetit të Ajnshtajnit. Por kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, dhe zbulimi shënon herën e parë që drita është pikasur drejtpërdrejt pas një vrime të zezë./Motilokal.com