Vijon i nxehti afrikan, sot dhe fundjavë temperatura të larta në Kosovë

Vijon i nxehti afrikan, sot dhe fundjavë temperatura të larta në Kosovë

Me depërtimin e të nxehtit afrikan, në Kosovë po mban mot shumë i nxehtë, me kthjellime e diell.

Sot në Kosovë do të mbajë mot shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat e ajrit gjatë ditës së sotme do të luhatën nga 22 deri në 36 °C.

Dita e shtunë do të jetë me mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 20 deri në 35 °C.

E diela do të mbajë mot të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 22 deri në 36 °C./Motilokal.com