Moti sot dhe fundjavë me diell dhe shumë i nxehtë në Shqipëri

Moti sot dhe fundjavë me diell dhe shumë i nxehtë në Shqipëri

Shqipëria gjatë ditës së sotme dhe fundjavës vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika. Moti sot do të jetë shumë i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat për ditën e sotme do të luhatën nga 27 deri në 37 °C.

Të shtunën do të mbajë mot i nxehtë, i kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 27 deri në 35 °C.

E diela do të jetë me mot përvëlues, të kthjellët e me diell. Temperaturat parashihet të lëvizin prej 26 deri në 39 °C./Motilokal.com