Zjarr në Parkun Kombëtarë ‘Bjeshkët e Nemuna’, bëhet thirrje për mbrojtjen e pyjeve

Zjarr në Parkun Kombëtarë ‘Bjeshkët e Nemuna’, bëhet thirrje për mbrojtjen e pyjeve

Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” bënë thirrje për kujdes për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret

Sot në Bjeshkët e Shtupeqit, në territorin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, është regjistrua një zjarr, i cili për shkak të vështirësive të terrenit dhe pamundësive për shuarjen e tij paraqet rrezik që të merr përmasa më të mëdha.

Me këtë rast DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, bënë apel tek banorët e kësaj zone dhe posaçërisht tek vizitorët, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parkut.

DAPK “Bjeshkët e Nemuna”, po ashtu ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 048 222 718 për informim në rast të paraqitjes së ndonjë zjarri eventuale në territorin e parkut. 

Po ashtu ju rikujtojmë edhe numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet t’i keni parasysh në raste të zjarreve dhe fatkeqësive tjera natyrore:

Zjarrfikësit: 193;

Policia e Kosovës: 038/192, dhe mobil 192;

Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës: 112; dhe

Ndihma e shpejtë: 194 dhe 038/ 500 094./Motilokal.com