Karaburuni nën flakë/ S’ka ndërhyrje nga ajri, 40 ushtarë ndihmojnë zjarrfikësit

Karaburuni nën flakë/ S’ka ndërhyrje nga ajri, 40 ushtarë ndihmojnë zjarrfikësit

Zjarri në gadishullin e Karaburunit vijon të jetë aktiv, ndërsa situata duket mjaft kritike. Në ndihmë të forcave zjarrfikëse, mëngjesin e sotëm kanë shkuar edhe 40 ushtarë nga reparti i Poshnjes në Berat dhe Pashalimani, që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipërfaqja e djegur ka shkuar në dhjetëra hektarë, ndërsa forcat zjarrfikësit e kanë të pamundur ndërhyrjen për shkak të terrenit të vështirë.

Situata mbetet problematike pasi orët e para të mëngjesit u aktivizua sërish vatra e zjarrit mbi kishën e Marmiroit në Orikum.

Flakët të ndihmuara edhe nga era rrezikojnë të përfshinë edhe parkun e Llogarasë.

Të ndodhur në këto kushte dhe në pamundësi për të ndërhyrë, autoritetet kanë kërkuar ndërhyrje nga ajri.

Deri më tani, në terren ndodhen forcat zjarrfikësit të Vlorës, ato të zonave të mbrojtura si dhe 40 ushtarë të forcave të armatosura, të cilët po përpiqen me mjete rrethanore të neutralizojnë flakët.

Zjarrëvënia dyshohet të jetë e qëllimshme. Deri më tani në qarkun Vlorë janë djegur nga zjarret më shumë se 200 hektarë pyje me shkurre e kullota./Motilokal.com