Shkencëtarët zbulojnë sasi të pazakonta metani në Saturn

Shkencëtarët zbulojnë sasi të pazakonta metani në Saturn

Sipërfaqja e akullt e Enceladusit ka tërhequr prej kohësh vëmendjen dhe kureshtjen e shkencëtarëve. Provat e mbledhura nga NASA dhe ESA përmes sondës së përbashkët, Cassini-Huygens sugjerojnë se nën korracën e akullt të këtij sateliti natyror të Saturni mund të fshihet një oqean masiv, që mund të ketë jetë.

Sipas një studimi të një ekipi të përbashkët të Universitetit të Arizonas dhe Universitetit Shkencor të Parisit, publikuar në revistën Nature Astronomy muajin e kaluar, vëzhgimet e Cassini-t gjetën se Enceladusi prodhon sasi të mëdha gazi metan që mund të justifikohen vetëm prania e mikroorganizmave të ngjashëm me gjallesa të tilla në Tokë.

“Donim të dinim: “A ka mundësi që mikrobe të ngjashme me të tokës të prodhojnë metan te Enceladusi, duke shpjeguar sasitë e mëdha të këtij gazi të detekuar nga Cassini?,” pyet Regis Ferriere, një profesor i Universitetit të Arizonas që udhëhoqi këtë studim.

Përgjigja për këtë pyetje është më shumë se e vështirë.

“Kërkimi për këto mikrobe, të njohura si metanogjenë në bazamentin e detit të Enceladusit është një sfidë ekstreme, me misione që nuk janë ndërmarrë prej dekadash”, thotë ai.

Shkencëtarët kanë ndërtuar modelet matematikore për të parë nëse procesi i metanogjenezës mund të merret si i mirëqenë për nivelet e metanit në Enceladus. Përfundimi? Aktiviteti hidrotermal, ose procese që përfshijnë mikroorganizma mund të shpjegojë metanin e detektuar nga Cassini.

Në Tokë, aktiviteti hidrotermal shkaktohet nga uji i ftohtë i oqeaneve në bazamentet e tyre, ku ngrohet prej burimeve të nxehtësisë, si magma dhe vullkanet nënujore. Ky ujë më pas ngjitet lart. Pjesa më e madhe e metanit në këtë proces që ndodh në Tokë është provuar se çlirohet nga mikroorganizmat që e shfrytëzojnë nxehtësinë si burim energjie duke kthyer dioksidin e karbonit në metan./Motilokal.com