Ferma e parë nënujore në botë kultivon marule dhe luleshtrydhe

Ferma e parë nënujore në botë kultivon marule dhe luleshtrydhe

Ferma e parë nënujore në botë, e quajtur “Nemo's Garden”, sapo ka filluar prodhimin e frutave dhe perimeve pas një pauze veçanërisht të gjatë.

Një strukturë unike e përbërë nga gjashtë sera nënujore në brigjet e Nolit, Itali, u krijua nga “Ocean Reef Group” në vitin 2012. Hap pas hapi, projekti filloi të jepte bimë të ndryshme si borzilok lloje të ndryshme të sallatës, domate, kunguj, fasule, bizele jeshile, aloe vera, kërpudha dhe luleshtrydhe.

"Çdo vit, ne po zbulojmë aplikime të reja të mundshme për biosferën", thotë Gianni Fontanesi, koordinator i projektit në “Nemo's Garden”. Këto përfshijnë ekoturizëm, kultivimin e peshkut, bujqësinë e algave ose si laboratorë kërkimi shkencor apo stacione nënujore për monitorimin e kërkimit të jetës së egër.

May be an image of outdoors

Projekti pësoi dëme serioze nga stuhia në tetor të vitit 2019.

May be an image of 2 people and body of water

Ishte shumë afër të ndalej krejtësisht. Ekipi punoi për t'i dhënë jetë të re nën ujë të mbushur me ajër të ankoruar në fund të detit në mënyrë që të mbante fermën në funksionim.

Bayer Ag Education on Twitter: "Self-sustaining "Nemo's Garden" is an  example of farming in extreme locations. Find out more →  <a href=

Por së shpejti erdhi një sfidë tjetër. Për shkak të kufizimeve të COVID-19 atyre iu desh të linin habitatin të pambrojtur për muaj të tërë./Motilokal.com