Italia goditet nga i nxehti përvëlues, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Italia goditet nga i nxehti përvëlues, temperatura deri në 40 gradë Celsius

Italia sot pritet të jetë në “pushtetin” e anticiklonit afrikan, ku temperaturat në jug do të shkojnë deri në 40 gradë Celsius, ndërsa në veri 37 gradë Celsius.

Sipas meteorologëve përplasja e masave ajrore mund të shkaktojë stuhi breshëri e shtrëngata të fuqishme. Moti i ligë mund të godasë rajonet perëndimore alpine e të enjten të zhvendoset edhe në Milano e Torino.

Ndërkohë, pjesa të tjera të vendit do të bëjnë llogaritë me vapën mbytëse, që do të përflakë termometrin në Puglia e Basilicata apo Catania. Një tjetër valë të nxehti pritet të përfshijë sakaq disa zona të Shteteve të Bashkuara Kanadasë.

Javën që shkoi, qyteza e vogël kanadeze Lytton theu për tre ditë rresht rekordin e nxehtësisë në vend, kur shënoi 49,6 gradë Celsius. Disa ditë më vonë, ajo u dogj në pjesë të madhe nga themelet teksa zjarret e fuqishme pyjore rreth e qark bënë që zona të mbulohej nga shtëllunga gjigante tymi./Motilokal.com