Tronditet Dubai, shpërthim i fuqishëm pranë një porti [Video]

Tronditet Dubai, shpërthim i fuqishëm pranë një porti [Video]

Dubai është tronditur nga një shpërthim i fuqishëm të ndodhur në një anije të ankoruar në portin Jebel Ali.

Dyshohet se zjarri ka shpërthyer në një kontenier me naftë të një anije të ankoruar në port. Shpërthimi ka ngjallur panik tek banorët e zonës të cilët kanë thënë se dritaret dhe dyert e shtëpive e tyre ishin lëkundur në momentin e shpërthimit.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet për shkaqet e ngjarjes, ndërsa forcat e zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje.

Porti Jebel Ali në Dubai është një nga më të mëdhenjtë në botë dhe më i madhi në Lindjen e Mesme gjersa shërben për ngarkesat ndërkontinentale Afrikë dhe Azi

Operatori i katërt më i madh në botë i porteve, përshkruan Jebel Ali Port si një “qendër hyrëse” dhe një “lidhje jetike në rrjetin tregtar global” që lidh tregjet lindore dhe perëndimore./Motilokal.com