Amerika e Veriut regjistron qershorin më të nxehtë në histori

Amerika e Veriut regjistron qershorin më të nxehtë në histori

Amerika e Veriut sapo ka regjistruar qershorin më të nxehtë që nga fillimi i rekordeve dhe Evropa të dytin më e nxehta, njoftoi shërbimi i BE-së për monitorimin e ndryshimeve klimatike.

“Muaji i kaluar ishte veçanërisht i ngrohtë në SHBA-në Perëndimore, Kanada, në Finlandë dhe Rusinë Perëndimore”, bëri të ditur Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike Koperniku i BE-së në Londër.

Në kryeqytetin finlandez Helsinki, ku monitorimet regjistrohen që nga viti 1844, temperatura mesatare e qershorit nuk ka qenë kurrë aq e lartë sa këtë vit.

Kryeqyteti i Rusisë, Moska, regjistroi ditën e saj më të ngrohtë të qershorit. Ishte gjithashtu më e ngrohtë se mesatarja në Siberi, megjithëse jo aq shumë sa në tre vitet e mëparshme.

Në provincën e Kanadasë të Kolumbisë Britanike, u regjistruan tri rekorde të nxehtësisë u regjistruan në tre ditë rresht.

Globalisht, qershori 2021 ishte gjithashtu ndër më të ngrohtit që kur filluan rekordet. Vetëm 2016, 2019 dhe 2020 regjistruan temperatura mesatare më të larta.

Megjithatë, më e ftohtë se mesatarja e viteve 1991-2020 ishte Antarktida.

Shërbimi i Ndryshimit të Klimës Koperniku prodhon raporte mujore mbi temperaturën e ajrit, akullin e detit dhe ciklin e ujit. Ai mbështetet në të dhënat nga satelitët, anijet, aeroplanët dhe stacionet e motit rreth globit, si dhe llogaritjet e modelit./Motilokal.com