Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla në qendër të debateve për ndotjen

Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla në qendër të debateve për ndotjen

Të kthehemi dhe të flasim për emetimet reale të CO2 të veturave elektrike duke vlerësuar të gjithë ciklin jetësor, përfshirë prodhimin dhe asgjësimin e baterive dhe ato me motorë tradicionalë të benzinës, në këtë rast duke marrë parasysh zinxhirin e prodhimit të karburantit.

Dhe krahasimi midis Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla tashmë është në qendër të debateve të hidhura, të cilat madje përfunduan në Parlamentin Australian, në janar të 2017-ës, dhe përsëri është aktuale.

Craig Kelly, një anëtar i parlamentit australian, i cili ishte në Komisionin e Përhershëm për Mjedisin dhe Energjinë e Dhomës së Përfaqësuesve, theksoi se Tesla, nëse rimbushet me rrjetin elektrikë australian, lëshon gati 200 gram CO2 për kilometër, ndërsa Toyota Corolla, sipas treguesve të së njëjtës faqe në internet të qeverisë, lëshon 171.

Sot i njëjti shërbim krahasimi i Udhëzuesit Australian të Automjeteve të Gjelbra tregon emetimet e CO2 në ciklin jetësor prej 121 g/km për një Tesla Model 3 të vitit 2020, krahasuar me 85 të Toyota Corolla 1.8 të vitit 2019.

Prandaj situata pritet të përmirësohej shumë për mjedisin, por pa i vendosur veturat elektrike në hapin kryesor të luftës kundër gazrave serrë. Siç raportohet nga revista periodike “AutoPlus”, në këto ditë një studim ka marrë temën e 'sfidës' së gjelbër midis Tesla Model 3 dhe Toyota Corolla, duke arritur - përmes llogaritjeve edhe më komplekse, duke iu referuar në këtë rast Shteteve të Bashkuara dhe jo Australia - në përfundime të ngjashme.

Studimi vlerësoi se vetëm sa i përket fazës që prodhimi i Tesla-s dhe baterive të tij përfshin emisione prej 8.1 milion gram CO2, krahasuar me 5.5 milion gram Toyota.

Nëse llogaritja bëhet duke marrë parasysh furnizimet e energjisë elektrike në Shtetet e Bashkuara (me 23% që vijnë nga termocentralet me qymyr), duhen 21,725 km që Tesla të ndotë më pak se Toyota. Përkundrazi, në Norvegji, ku energjia elektrike është shumë më e gjelbër, situata kthehet në favor të Tesla-s pas vetëm 13,500 km. Por shteti nordik, ku energjia elektrike vjen nga burime pothuajse ekskluzivisht të rinovueshme, është një rast i rrallë.

Studimi i cituar nga “AutoPlus” thekson se atje ku energjia është rezultat i proceseve shumë ndotëse, të tilla si Kina ose Polonia, Tesla Model 3 ka nevojë për të paktën 127 000 kilometra për t’u përcaktuar si “emisione zero”./Motilokal.com