Vala e të nxehtit godet edhe Skandinavinë

Vala e të nxehtit godet edhe Skandinavinë

Një valë nxehtësie po godet Arktikun dhe Skandinavinë, duke thyer rekord të temperaturës.

Të hënën në Banak të Norvegjisë temperatura arriti në 34.3 °C dhe 33.6 °C në Utsjoki Kevo, Lapland të Finlandës.

Temperaturat e fundit u shënuan pasi instituti kombëtar meteorologjik i Finlandës e regjistroi temperaturën mesatare më të lartë për muajin qershor që nga koha kur kishin filluar matjet më 1844.

Në Norvegji kjo ishte temperaturë rekord për këtë vit dhe vetëm 1.6 gradë larg rekordit norvegjez të të gjitha kohërave.

Si rezultat, akulli i detit në Arktik tani është më i ulëti i regjistruar për këtë periudhë të vitit.

Njëkohësisht, sezoni i zjarreve në Hemisferën Veriore ka filluar me një numër të madh dhe në rritje të zjarreve intensive; përfshirë në të gjithë Rusinë Verilindore dhe Siberinë.

Temperaturat e larta dhe thatësira e rëndë gjatë javëve të fundit mund të kontribuojnë në një numër më të lartë zjarresh më intensive.

Përpos Skandinavisë, me vapë të madhe së fundi po përballen edhe Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja. Vala e të nxehtit ka lënë 95 të vdekur vetëm në shtetin amerikan të Oregonit, bëri të ditur guvernatori i tij të dielën.

Ekspertët e klimës dhe zyrtarët kanë frikë se kushtet ekstreme, të ndihmuara edhe nga kriza klimatike, vetëm sa do të përkeqësohen në muajt e ardhshëm./Motilokal.com