Rrëshqitja e dheut në Atami të Japonisë, të paktën 80 persona llogariten të zhdukur

Rrëshqitja e dheut në Atami të Japonisë, të paktën 80 persona llogariten të zhdukur

Të paktën 80 persona llogariten ende të zhdukur pas rrëshqitjeve shkatërruese të dheut gjatë fundjavës në qytetin bregdetar japonez Atami.

Mijëra punëtorë të emergjencës po kërkojnë nën rrënojat e një zone në qendër të një qyteti bregdetar që u shkatërrua nga një rrëshqitje masive dheu, të dëshpëruar për të gjetur të mbijetuar.

Rreth 130 shtëpi dhe ndërtesa u shembën në rrëshqitjet e dheut të shkaktuara nga reshjet e mëdha të shiut.

Të paktën katër persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 80 të tjerë besohet të jenë zhdukur dhe rreth 550 u larguan nga shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në hotele dhe qendra strehimi.

Sipas informacionit zyrtar, të paktën 23 persona u shpëtuan gjatë fundjavës.

Atami është një vendpushim i pazakontë bregdetar në prefekturën Shizuoka, rreth 100 kilometra në jugperëndim të Tokios. Zona e prekur, Izusan, përfshin burime të ujit të nxehtë, zona banimi, si dhe një vend të shenjtë të famshëm.

Rrëshqitja e dheut të shtunën u shkaktua nga disa ditë shirash të rrëmbyeshëm. Parashikuesit e motit thanë se kishte patur më shumë reshje nga sa regjistrohen zakonisht në Atami gjatë gjithë muajin korrik.

Katastrofa vjen vetëm disa ditë para ceremonisë të hapjes së Lojërave Olimpike të Tokios, e cila është lënë në hije nga rritja e numrit të infeksioneve me COVID-19 në të gjithë vendin./Motilokal.com