Në foto: Zjarret në Australi

Në foto: Zjarret në Australi

Dy shtete australiane, Uellsi i Ri Jugor dhe Kuinsland, kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi zjarret po kthehen sipas zyrtarëve atje, në një kërcënim “katastrofik” për popullsinë që jeton në lindje të vendit.

Të paktën tre persona kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë zhvendosur këto ditët e fundit si pasojë e kushteve atmosferike në të dy shtetet në fjalë.

Zyrtarët australianë kanë urdhëruar banorët dhe turistët të largohen pasi 150 zjarre po përhapen me një shpejtësi të madhe në brigjet lindore dhe perëndimore.

Ndërsa moti i freskët brenda natës solli një lehtësim për zjarrfikësit në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, ku vëmendja u zhvendos tek fqinji i saj verior, Kuinsland, ku më shumë se 80 zjarre kërcënuan jetën dhe shtëpitë.

Autoritetet kanë lëshuar një paralajmërim "largohu menjëherë", që është niveli më i lartë, për disa zona përfshirë Noosa, një destinacion për pushime me plazh prej 150 kilometra (93 milje) në veri të Brisbane, kryeqyteti shtetëror i Kuinsland.

"Ne po presim që njerëzit të dëgjojnë paralajmërimet dhe të përgatisin planet e tyre për mbijetesë”, tha Greg Christensen, kryetar i këshillit rajonal të Scenic Rim në Kuinsland.

"Ky është një sezon shumë sfidues", u tha Christensen gazetarëve. "Ju nuk keni parë zjarre si këto."

Zjarret kanë ngjallur një debat të acaruar mbi politikat e klimës dhe parandalimin e zjarrit, me Partinë Liberale Konservatore në pushtet dhe opozitën të Gjelbërve australianë.

Ndërsa shkencëtarët dhe ekspertët kanë paralajmëruar se sezona e zjarreve është zgjatur për shkak të ndryshimeve klimatike./Motilokal.com

A view of the Sydney Opera House as smoke haze from the bushfires drifts over the city. [Paul Braven/AAP Image via Reuters]

A satellite photo showing hot, dry and windy weather conditions as fires burn in the eastern part of the state of News South Wales. [NASA via AP]

Residents in the Sydney area were warned this week of 'catastrophic' fire danger. A state of emergency was also declared. [Peter Parks/AFP]

A bushfire burns outside a property near Taree, 350 kilometres (217 miles) north of Sydney. [Peter Parks/AFP]

Sharnie Moren and her 18-month-old daughter Charlotte look on as thick smoke rises from the fires near Nana Glen, Coffs Harbour. [Dan Peled/AAP Image via Reuters]

Firefighters struggle to contain more than 150 bushfires raging on both the east and west coasts. [Darren Pateman/AAP Image via Reuters]

Property devastated by bushfires at Coutts Crossing, New South Wales. [Jason O'Brien/EPA]

Bushfires are a common and deadly threat in Australia's dry summers, but the ferocity and early arrival of this outbreak in the southern hemisphere spring has caught many by surprise. [Dean Lewins/AAP Image via Reuters]

Blazes have been spurred by extremely dry conditions after three years of drought in parts of New South Wales and Queensland. [Dan Peled/AAP Image via Reuters]