Mësoni si do të jetë moti në Elbasan në ndeshjen Shqipëri – Andorrë

Mësoni si do të jetë moti në Elbasan në ndeshjen Shqipëri – Andorrë

Duke filluar sonte nga ora 20:45 në “Elbasan Arena” Kombëtarja shqiptare në futboll zhvillon ndeshjen për kualifikime Euro 2020 me Andorrën.

Tifozët e shqiptarë tashme kanë filluar të përgatiten për t’i përkrahur lojtarët dhe kombëtaren e tyre. Pasi ndeshja zhvillohet në mbrëmje të gjithë dëshirojnë të dinë se si do të jetë moti.

Sipas parashikimit të motilokal.com gjatë ditës moti do të jetë me reshje shiu, ndërsa në mbrëmje dhe gjatë zhvillimit të kësaj ndeshje do të mbajë mot pothuajse i kthjellët. Temperaturat gjatë ditës do të arrijnë deri në 18 °C, kurse në mbrëmje do të jetë 14 °C. /Motilokal.com