Mungesa e reshjeve – bie niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc

Mungesa e reshjeve – bie niveli i ujit në Batllavë dhe Badovc

Liqenet akumuluese “Batllava” dhe “Badovcit” kanë shënuar një rënie të lehtë për shkak të mungesës së reshjeve atmosferike në vendin tonë.

Drejtori i kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Prishtina”, Illir Abdullahu në një postim në Facebook ka shkruar se niveli i ujit në Batllavë është 8.50 metra derisa në Badovc 8.8 metra nën kuotën maksimale.

“Niveli i ujit në liqenin e Batllavës është 8.50 metra nën kuotën maksimale, ndërsa niveli i ujit në liqenin e Badovcit 8.8 metra nën kuotën maksimale. Shpenzimi racional i ujit të pijshëm në këtë periudhë është o domosdoshëm”, ka shkruar drejtori i KRU Prishtina, Ilir Avdullahu. /Motilokal.com