Elbasan, vendosen tabela ndërgjegjësuese kundër zjarreve në zonat e mbrojtura

Elbasan, vendosen tabela ndërgjegjësuese kundër zjarreve në zonat e mbrojtura

Zonat e mbrojtura natyrore dhe turistike në vendin tonë, janë konsideruar si pjesë tokësore dhe ujore të mbrojtura për shkak të shumëllojshmërisë biologjike të pasurive natyrore dhe kulturore që ofrojnë. Këto zona mbrohen nga shteti dhe numërohen rreth 384 të tilla.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura po kujdeset për mirëmbajtjen e këtyre zonave në këtë periudhë për pastrimin e mjedisit dhe për vendosjen e tabelave informuese për turistët.

Në zonat e mbrojtura të Elbasanit janë vendosur tabela për ndërgjegjësimin e opinionit publik për kujdesin që duhen të kenë ndaj pakujdesisë të rënies së zjarrit në pyje me mbishkrimin “Mbroni Pyjet nga Zjarri”. Këto tabela janë vendosur nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura Elbasan me mbështetjen e Shoqatës AlbNatyra. /Motilokal.com

Image may contain: tree, sky, plant, outdoor and nature

Image may contain: outdoor

Image may contain: 1 person, standing, tree, plant, outdoor and nature

Image may contain: one or more people, people standing, tree, sky, outdoor and nature