Moti i ligë po vazhdon në jug të vendit. Bashkia e Himarës ka publikuar pamjet e një stuhie detare në Spile dhe i ka bërë thirrje bizneseve buzë detit të tregojnë kujdes dhe t’i drejtohen në rast problemesh.
Sipas parashikimit të motilokal.com, moti gjatë ditës së sotme do të jetë me reshje të mëdha shiu, që do të arrijë deri në 33 mm. Era do të fryjë me shpejtësi 9 m/s në drejtim të juglindjes. /Motilokal.com
