Shkencëtarët shndërrojnë plastikën në vanilje për akullore

Shkencëtarët shndërrojnë plastikën në vanilje për akullore

Edhe pse nuk mund të tingëllojë tërheqëse, shkencëtarët kanë zbuluar si të shndërrojnë plastikën e ricikluar në vanilje, që mund të përdoret në akullore.

Shishet plastike aktualisht janë lloji i dytë më i zakonshëm i ndotjes plastike ndaj konsiderohet si material që përhap ndotje masive.

Në një përpjekje për ta luftuar këtë problematikë, shkencëtarët kanë zhvilluar një enzimë mutante që mund të shpërbëjë tereftalatin e polietilenit që gjendet në shishet plastike, në vanilinë që është përbërësi bazë i aromës së vaniljes dhe esencës së vaniljes.

Vanilina është një kimikat i njohur, që është pjesë e një tregu në rritje, jo vetëm si aromatizues i kërkuar, por edhe për përdorime më të gjera farmaceutike dhe herbicide.

Sipas ekspertëve, aftësia për të përdorur shishe të ricikluara si pjesë e zhvillimit të saj mund ta zvogëlojë shumë ndotjen plastike.

A worker sorts used plastic bottles in a recycling factory in Dhaka, Bangladesh.

Joanna Sadler, nga Universiteti i Edinburgut, shpjegon rëndësinë e zhvillimit: “Ky është shembulli i parë i përdorimit të një sistemi biologjik për ngritjen e mbetjeve plastike në një kimikat të vlefshëm industrial dhe ka pasoja shumë emocionuese për ekonominë. Rezultatet nga kërkimi ynë kanë implikime të mëdha për fushën e qëndrueshmërisë plastike dhe demonstrojnë fuqinë e biologjisë sintetike për të adresuar sfidat e botës reale.”

Dr. Stephen Wallace nga Universitetit të Edinburgut, vuri në dukje rëndësinë e zbulimit: “Puna jonë sfidon perceptimin se plastika është një mbetje problematike dhe në vend të kësaj demonstron përdorimin e saj si një burim i ri karboni nga i cili mund të merren produkte me vlerë të lartë. Duke pasur parasysh që plastikët ‘humbin 95% të vlerës së tyre materiale’ pas një përdorimi të vetëm, aftësia për të shndërruar 79% të produktit në diçka me vlerë mund të jetë domethënëse në përpjekjet e riciklimit.”

Hapi tjetër është zhvillimi i një metodologjie që mund t’i lejojë shkencëtarët të shpejtojnë këtë ndarje të kimikateve, në mënyrë që të mund të përdoret më gjerë.

Ellis Crawford, nga Royal Society of Chemistry, ka diskutuar ndikimin e rëndësishëm që mund të ketë ky zhvillim: “Ky është një përdorim vërtet interesant i shkencës mikrobike. Përdorimi i mikrobeve për t’i kthyer mbeturinat e plastikës, të cilat janë të dëmshme për mjedisin, në një mall të rëndësishëm është një demonstrim i bukur i kimisë së gjelbër.”/Motilokal.com