Stuhia tropikale Claudette godet SHBA-të

Stuhia tropikale Claudette godet SHBA-të

Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar 12 të vdekur në Alabama teksa goditi pjesën juglindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar gjithashtu përmbytje e shkatërruan me dhjetëra shtëpi.

Autoritetet njoftuan se dhjetë persona, mes tyre nëntë fëmijë, humbën jetën në një aksident automobilistik ku u përfshinë 15 automjete. Stuhia e fortë mendohet të ketë qenë shkak i aksidentit. Zyrtarët bënë të ditur gjithashtu se një numër i madh personash u plagosën në aksident.

Ndërkohë një 24-vjeçar dhe një fëmijë tre vjeç humbën jetën pasi një pemë ra mbi shtëpinë e tyre në periferi të qytetit Tuscaloosa në shtetin e Alabamës.

Ndërsa të paktën 20 njerëz kanë mbetur të plagosur nga tornadoja që goditi Alabamën jugore të shtunën në mëngjes.

Incidentet ndodhën ndërsa reshjet e shiut goditën pjesën më të madhe të Alabamës veriore dhe Xhorxhian. Ndërkohë banorët e Karolinës së Veriut u paralajmëruan mbi rrezikun që mund të paraqesë stuhia tropikale ndërsa i afrohet këtij shteti./Motilokal.com


Uji nga Stuhia Tropikale Claudette përmbyt një lagje pasi stuhia kaloi nëpër Slidell, La., Më 19 qershor 2021.

Even before making landfall, Claudette was a hazard for motorists trying to navigate a flooded Gause Boulevard in Slidell, La., late Friday.